Meta, kompania mëmë e Facebook, ka bllokuar mediet shtetërore ruse RT dhe Sputnik në të gjithë Bashkimin Evropian, tha kompania të hënën.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ndryshimi do të thotë se faqet e RT dhe Sputnik nuk janë të dukshme në BE në Facebook dhe Instagram, thotë zëdhënësi i Meta-s, Anty Stone.
“Ne kemi marrë kërkesa nga një numër qeverish dhe BE-ja për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm në lidhje me mediat e kontrolluara nga shteti rus”, tha të hënën në Twitter, Nick Clegg, presidenti i sapo emëruar i kompanisë në çështjet globale.
“Duke pasur parasysh natyrën e jashtëzakonshme të situatës aktuale, ne do të kufizojmë aksesin në RT dhe Sputnik në të gjithë BE-në në këtë kohë”. /Telegrafi/
We have received requests from a number of Governments and the EU to take further steps in relation to Russian state controlled media. Given the exceptional nature of the current situation, we will be restricting access to RT and Sputnik across the EU at this time.
— Nick Clegg (@nickclegg) February 28, 2022