Site icon Telegrafi

Meta bën thirrje për dialog

Nga Lezha, ku po mbahet edhe Samiti i Dytë i Diasporës, Presidenti Ilir Meta, ka përcjellë një mesazh të fortë për qytetarët shqiptarë në të gjithë botën.

Duke sjellë në kujtesë një shprehje të Nënë Terezës se “Po t’i gjykojmë të tjerët pa fund, nuk do të na mbetet kohë për t’i dashur ata”, Presidenti Meta, kërkoi më pak gjykim, për të qenë më të dashur me njëri-tjetrin.

“Na duhet të jemi më të dashur me njeri tjetrin dhe ta gjykojmë më pak njeri tjetrin. Për këtë do na ndihmonte thënia e Nënë Terezës: Po t’i gjykojmë të tjerët pa fund, nuk do të na mbetet kohë për t’i dashur ata. Ndaj ta duam njeri më shumë dhe kjo është rruga e afrimit të mëtejshëm Konsulli francez në kujtimet e tij shkruante pse flet aq shumë për Shqipërinë”, u shpreh presidenti.

Exit mobile version