Telegrafi

Meta bën homazhe në Prekaz

Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka vazhduar vizitën në Kosovë, duke bërë homazhe në para heronjve e të rënëve të familjes Jashari në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Atje ai është pritur nga kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Jashari ka shkruar në Facebook se në vigjilje të shënimit të festave të 28 Nëntorit kanë pritur në Prekaz, presidentin Meta, të cilin e kanë shoqëruar gjatë homazheve.

“Në vigjilje të shënimit të festave të 28 Nëntorit, bashkë me mikun tim, kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, pritëm në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, të cilin e shoqëruam gjatë homazheve para heronjve e të rënëve të familjes Jashari. Me këtë rast falënderova Presidentin Meta për vizitën dhe nderimin bërë historisë sonë të përbashkët. Lavdi dëshmorëve e martirëve të Lirisë! Bashkë për historinë tonë të lavdishme”, ka shkruar ai. /Telegrafi/