Telegrafi

Meta: Azem Hajdari, burrë i përmasave epokale

Në 20-vjetorin e vrasjes së Dëshmorit të Kombit, Azem Hajdari, liderit të lëvizjes studentore që përmbysi diktaturën komuniste, Partia Demokratike organizoi paraditen e së mërkurës një simpozium dhe ekspozitë me emrin “Ëndrra e Azemit: Shqipëria si Europa”.

I pranishëm në këtë ceremoni, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta theksoi se Azem Hajdari “njeri i lirë dhe i guximshëm”.

“Angazhimi i Azem Hajdarit për Kosovën dhe çështjen shqiptare ka qenë i jashtëzakonshëm. Kishte një kimi të lindur me njerëzit”, u shpreh Meta.

“Hajdari është burrë i përmasave epokale që ka dhënë mesazh të pavdekshëm për të gjithë shqiptarët: demokracia kërkon guxim”, shtoi Presidenti Meta. /Telegrafi/