Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bardhyl Meta, ka thënë se, për mendimin e tij, Lidhja Demokratike e Kosovës duhet vet t’i kërkojë zgjedhje, për ta çuar Partinë Demokratike të Kosovës në opozitë.
Ai ka deklaruar se LDK-ja nuk ka problem me mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, por se do të ishte mirë që mandati të kryhet.
“Nuk është punë guximi kultura politike. Lidhja Demokratike e Kosovës, po të më dëgjonte mua, do ta jepte datën e zgjedhjeve vet. Ne me këtë qasje nuk kemi probleme me zgjedhjet. Unë e kam problem që nuk po mund asnjëherë ta mbarojmë një cikël. Ata që po mbajnë shpresë ta kenë një fillim të ri do ta kenë një fund përfundimtar. Ata duhet të japin përgjegjësi pse nuk duan që kjo qeveri ta përfundojë mandatin”, tha Meta në Zona B të Klan Kosovës. /Klan Kosova/