Vaksinat janë tashmë trendi më i ri.
Met Gala me yje kthehet këtë vjeshtë, por me dy vërejtje të rëndësishme: Të gjithë që shkojnë duhet të jenë të vaksinuar dhe duhet të mbajnë një maskë brenda.
“Aktualisht, të gjithë pjesëmarrësit në Met Gala më 13 shtator duhet të sigurojnë dëshmi të vaksinimit të plotë dhe gjithashtu do të pritet të mbajnë maska në ambiente të mbyllura, përveç kur hanë ose pinë. Ne do t’i përditësojmë këto udhëzime sipas nevojës”, tha një zëdhënës i Met Gala.
Kjo pason njoftimin e IMG se të gjitha shfaqjet e Javës së Modës në New York në shtator do të kërkojnë gjithashtu vaksinime, me politikën e maskave ende për t’u përcaktuar.
Vitin e kaluar Met Gala u anulua për shkak të kufizimeve të COVID-19. Normalisht, ekstravaganca zhvillohet të hënën e parë të majit.
Këtë vit ajo u shty në 13 shtator. Tema e mbrëmjes së këtij viti është “Në Amerikë: Një leksik i modës”, dhe do të drejtohet nga Billie Eilish, Naomi Osaka, Amanda Gorman dhe Timothée Chalamet, me të ftuar nderi Tom Ford dhe Anna Wintour. /Telegrafi/