Mesut Ozil është duke u lidhur me një largim na Arsenali në këtë verë.
Mesfushori gjerman nuk bën pjesë në planet e Mikel Artetës dhe i është bërë me dije të kërkojë një skuadër të re.
The Gunners duan të heqin qafe njërin ndër lojtarët më të pagua në klub, duke ditur se kontributi i tij në skuadër ka qenë i padukshëm në sezonin që lamë pas.
Sipas asaj që raporton Daily Mail, Al-Nassr i ka ofruar Ozilit një pagë prej 20 milionë euro në sezon, vetëm që të kalojë tek ata.
Arteta do të lejonte menjëherë largimin e gjermanit, mirëpo do të varet e gjitha nga dëshira e këtij të fundit.
Ozil ka pranuar oferta edhe nga Amerika, mirëpo qëllimi i tij duket të jetë vetëm Evropa. /Telegrafi/