Mesut Ozil thotë se e ardhmja e tij me Arsenalin është në duart e menaxhmentit të klubit londinez.
Mesfushori gjerman ka qenë i lidhur me një largim këtë verë pasi nuk e kishte bindur me paraqitjet trajnerin, Unai Emery.
Një largim? Nuk mendoj se kam mundësi të jem i sinqertë. Kam një kontratë të vlefshme për dy vjet dhe çfarë do të ndodh nuk është në duart e mia”.
“Do të shohim, por jam krenar që jam në këtë klub dhe jam shumë i lumtur këtu te Arsenali”, pohoi lojtari që te klubi anglez u transferua në vitin 2013 nga Real Madridi.
Ndryshe, 30-vjeçari deri më tani ka pasur 164 për Topçinjtë dhe ka shënuar 32 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/