Ylli i futbollit gjerman me origjinë turke Mesut Ozil u takua me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan, në aeroportin “Ataturk” në Stamboll.
Gjatë takimit të tyre, Ozil, i shoqëruar nga e fejuara e tij Amine Gulse, i dha Erdoganit një ftesë për dasmën e tyre.
Ozil dhe Gulse, një aktore dhe modele turk, u fejuan në janar të këtij viti.
Takimi i fundit i mesfushorit të Arsenalit me Erdoganin tërhoqi një valë sulmesh ksenofobike dhe raciste kundër tij në prag të Kupës Botërore të vitit të kaluar në Rusi.
Pas humbjes së dëshpëruar të Gjermanisë në Kampionatin Botëror, Ozil u akuzua si fajtor nga tifozët gjermanë se ishte shkas pse shteti gjerman nuk u kualifikua në fazën e grupeve.
Në korrik, Ozil më në fund theu heshtjen lidhur me çështjen dhe njoftoi tërheqjen e tij nga ekipi kombëtar gjerman duke përmendur diskriminimin kundër rrënjëve të tij turke, përçarjet raciste dhe komentet që e fyenin atë. /Telegrafi/