Telegrafi

Mesut Ozil dhe e fejuara e tij, aktorja turke Amine Gulse, blejnë shtëpi super luksoze (Foto)

Futbollisti i njohur Mesut Ozil dhe aktorja turke e serialit “Mos u dorëzo”, Amine Gulse, tash e sa kohë janë të fejuar.

Ata pritet të martohen së shpejti, ndërsa mendohet se çifti do të shpërngulen në Londër pas martesës, në shtëpinë që futbollisti e ka blerë së fundmi.

Ai ka bërë ndryshime në arredimin e 10 dhomave të shtëpisë: dy dhoma qëndrimi dhe tetë dhoma gjumi.

Për t’iu përshtatur atmosferës në të cilën është rritur dhe prejardhjes së të fejuarës së tij, Mesut ka porositur edhe një hamam, banjo turke dhe një sallë të madhe kinemaje.

Aryseja e implementimit të një kinemaje brenda shtëpisë është fakti se Amine i përket botës së aktrimit, ndaj një dhomë e tillë do të ishte më se e përshtatshme për të.

Ndryshe, është bërë e ditur familjet e çiftit në fjalë kanë darkuar së fundmi në një nga restorantet më luksoze të Londrës. /Telegrafi/