Mesut Ozil ka vlerësuar lartë të rinjtë e Arsenalit duke u bazuar në fitoren kundër Bayern Munichut në International Champion Cup.
Mesfushori shkëlqeu në fitoren e londinezëve së bashku me disa të rinj, duke përfshirë Joe Willock dhe Eddie Nketiah.
Gjermani beson se e ardhmja është e shkëlqyeshme për Gunners dhe veçon Reiss Nelsonin dhe Emile Smith-Rowen.
“Tani kemi shumë lojtarë të rinj dhe Joe Willock luan me ne, me të vërtetë tregoi cilësitë ndërsa Eddien duket se e njeh tërë ekipin”.
“Ai po lufton shumë dhe dëshiron të na ndihmojë poashtu edhe Reiss. Ai kishte paraqitje të shkëlqyera në Gjermani, luajti shumë mirë gjatë sezonit, kështu që këta lojtarë të rinj do të na ndihmojnë shumë”, shtoi ndër tjerash mesfushori sulmues.
Ndryshe, Arsenali zë pozitën e parë të renditjes tabelore të këtij turneu para sezonal. /Telegrafi/