Site icon Telegrafi

Mësuesja tregoi se çfarë lloj dhuratash dëshiron vërtet nga nxënësit

Nëse keni vendosur tashmë t’i dhuroni një dhuratë të vogël mësuesit ose edukatorit të fëmijës suaj, kujdesuni për zgjedhjen tuaj.

Shumica e gjërave janë thjesht një shpenzim, thotë një mësuese që ka ndarë një video në TikTok rreth dhuratave që preferon të marrë nga nxënësit e saj.

“Mësuesit në të vërtetë nuk duan një tas tjetër për festat”, tha ajo në fillim, duke treguar një nga dhuratat më të preferuara që kishte marrë ndonjëherë – byzylykë artizanal.

@moms The plants are such a cute idea ? #teachers #gifts #holidaygifting #plants #students #moms ♬ original sound – Moms

“Nëse jeni të pasigurt, zgjidhni diçka qesharake, por praktike. Mund të jetë një qiri në të cilën shkruhet diçka si ‘faleminderit që duroni fëmijën tim'”, shtoi ajo.

Një dhuratë tjetër që i pëlqen të marrë janë bimët. Ajo thotë se është një dhuratë që rritet, por duhet të zgjidhni një bimë më të vogël që nuk do të zë hapësirë të madhe, por mund të qëndrojë në tryezën e punës.

“Janë të mirëpritura gjithashtu objekte funksionale si shporta për lapsa kimike, si dhe materiali i përdorshëm si markera për tavolinën e bardhë”, thotë ajo.

Në fund, nëse nuk keni ide, por dëshironi diçka të thjeshtë, mund të merrni një kartolinë. /Telegrafi/

Exit mobile version