Site icon Telegrafi

Mësuesja rrah brutalisht nxënësin me nevoja të veçanta, e nxjerr zvarrë nga autobusi dhe e lë në rrugë duke qarë (Video, +18)

Një mësuese në Afrikën e Jugut është suspenduar, pasi një video e publikuar së fundmi në internet shfaq, atë duke rrahur brutalisht një fëmijë me nevoja të veçanta – të cilin e grushton dhe e shkelmon pa mëshirë brenda autobusit.

Videoja e filmuar me telefon mobil nga një pasagjer tjetër, fillon kur gruaja qëndron mbi fëmijën të cilin e rrah në mënyrën më brutale të mundshme, transmeton Telegrafi.

Edhe pse nuk shihet qartë fytyra e fëmijët, gruaja shfaqet qartë në video duke e goditur me të dy duart. Por, pas disa sekondave shihet edhe fytyra e vogëlushit kur në “luftë” përfshihet edhe shoferi.

Ai e tërheq pas mësuesen dhe më pas e nxjerr me dhunë të riun nga autobusi, të cilin e tërheq zvarrë deri tek shkallët. Edhe pse mundohet t’i rezistoj, ky i ri përfundon i shtrirë në trotuar duke qarë.

Ndërkaq autobusi në të cilin ishte largohet pa të, duke e lënë në mëshirën e fatit. /Telegrafi/

Exit mobile version