Site icon Telegrafi

Mësuesja qëllimisht bie nga shkallët

Rrëzimi i saj është regjistruar në kamerë, ndërsa në këtë xhirim shihet mësuesja 33-vjeçare Ilene Fledman, e cila derisa ecë shkallëve shikon në çantën e saj, ndërsa sa hap e mbyll sytë rrëzohet në shkallë.

Zyrtarët e shkollës besojnë se mësuesja qëllimisht vendosi të rrëzohej për t’i ikur kontrollit nga mbikëqyrësit e saj.

“Feldman, e cila kur dëgjoi se dikush po vinte, kapi çantën e saj me dorën e djathtë, derisa me dorën tjetër po mbahej për mbështetëset e shkallëve, dhe filloi të rrëzohej ngadalë. Feldman filloi të bie në një rrëzim të kontrolluar”, thonë dëshmitarët.

Incidenti ndodhi qysh në vitin 2008, por procesi gjyqësor që përfundoi vitin e kaluar, vendosi ta publikojë këtë incizim. /Telegrafi/

Exit mobile version