Telegrafi

Mësuesja nga Prishtina, Vesa Haxhikadriu mund dy kundërshtarë në episodin e 10-të të emisionit “Detektivi”

Foto: RTV Dukagjini/YouTube

Ka përfunduar edhe një tjetër javë nën shoqërinë e emisionit “Detektivi” në RTV Dukagjini.

Edhe në episodin e së premtes, garues ishin tre persona: Drilon Thaçi (kontabilist), Vesa Haxhikadriu -Berisha (mësuese) dhe Agon Gashi (youtuber).

Ata e sfiduan njëri-tjetrin në njohuritë hulumtuese dhe detektuese, përmes storjeve të animacionit të prezantuara gjatë spektaklit.

Foto: RTV Dukagjini/YouTube

E në fund të krejt programit, fituese u shpall konkurrentja nga Prishtina, Vesa Hashikadriu – Berisha, e cila njëherësh është femra e parë që shkon në çerekfinale.

Pasi u shpall fituese e lojës, mësuesja nga Prishtina iu nënstrhua poligrafit, për të parë nëse gjithçka që ka thënë përgjatë emisionit, ka qenë e vërtetë.

“Detektivi” vjen çdo natë për shikuesit e RTV Dukagjini nga ora 22:15. /Telegrafi/