Site icon Telegrafi

Mësuesja në SHBA dyshohet se ia ngjiti maskën me shirit një djaloshi nëntëvjeçar

Një mësuese është akuzuar për ngjitjen e një maske në fytyrën e një djali nëntëvjeçar, kur ai harroi ta vendoste, derisa u nis për të marrë një gotë ujë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, nëna e djalit, e cila foli në mënyrë anonime, tha se incidenti që përfshinte një mësuese zëvendësuese ndodhi në një orë mësimi të klasës së katërt në Las Vegas.

Ajo bëri thirrje për dorëheqjen e mësueses pas incidentit të supozuar ku djali i saj u poshtërua publikisht para klasës, derisa mësuesja ia ngjiti maskën në fytyrë me një shirit.

“Unë nuk mendoj që kjo grua ia ka idenë për të mësuar fëmijët”

Gruaja që atëherë thuhet se ka paraqitur një raport në polici. /Telegrafi/

Exit mobile version