Telegrafi

Mësuesja në Ohio përplas për tokë nxënësen e shurdhër, kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Kamerat e sigurisë brenda një shkolle në Ohio, kanë kapur momentin kur mësuesja përplas për tokë një fëmijë të shurdhër.

Videoja shfaq mësuesen në shkollën për të shurdhër St Rita në Evendale, Ohio, ku kap vajzën 9-vjeçe dhe e përplas për tokë, transmeton Telegrafi.

E ëma e fëmijës Alexys Wells, tha se shkolla këmbëngulur se bëhet fjalë për një “incident të vogël”, dhe se ia kanë ndërruar mësuesen kurse ajo që ushtroi dhunë është dërguar në komision disiplinor.

Cathy Girard e njohur si Katie shihet duke shkuar në klasë e cila pa u menduar dy herë kap fëmijën dhe e përplas për tokë. E pavarësisht këtij veprimi ajo nuk është pushuar në shkolla.

Në anën tjetër, policia ka filluar hetimet, pasi qindra qytetarë e panë videon që u publikuar në rrjetet sociale. /Telegrafi/