Një mësuese nga Florida i kërkoi motrës së saj në Kentucky t’ia dërgonte një njeri prej dëbore për ta prezantuar në klasë, kur e kuptoi se shumica e nxënësve të saj nuk kishin parë kurrë borë më parë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Robin Hughes, 60-vjeçare, një mësuese e edukimit special në SouthShore Charter Academy në Riverview të Florida-s, po lexonte një libër për borën kur vuri re se disa nga fëmijët dukeshin të hutuar nga fotot.
Kur ajo pyeti nxënësit se sa prej tyre kishin parë borë më parë, vetëm dy prej tyre ngritën duart. Hughes e cila u rrit në Louisa, Kentucky, pa dyshim ishte e befasuar.
“U befasova që nuk kishin parë borë”, tha ajo. “Është e vështirë për fëmijët të kuptojnë konceptin sepse nuk i kanë njohuritë përkatëse”.
E vendosur për t’ia treguar nxënësve të saj borën, Hughes iu drejtua motrës së saj, Amber Estes, e cila jeton në Danville, Kentucky. Ajo i kërkoi asaj të bënte një njeri dëbore dhe t’ia dorëzonte gjatë natës, por Estes nuk mendoi se do të ishte e mundur.
Në janar, kur Danville u godit nga dëbora, Estes doli në oborrin e shtëpisë së saj dhe e ndërtoi një njeri dëbore.
Ajo më pas e paketoi atë një enë të izoluar të mbushur me pako akulli dhe e mbylli kutinë. /Telegrafi/