Të gjithëve na thuhet se Krishtlindjet janë koha kur supozohet se duhet dhënë diçka, gjë e cila mund të mos jetë edhe aq e lehtë, nëse nuk kemi se çfarë të japim.
Por kjo nuk e ka ndaluar nxënësen e shkollës Amistad në Washington, për të bërë një gjest të ëmbël për mësuesen e saj, përcjell Telegrafi.
Vajza e vogël përdori mëngjesin që merr në shkollë për të nxjerrë “marshmallows” nga drithërat e saj Lucky Charms dhe e bën atë një dhuratë për mësuesin e saj.
Dhe ka qenë mësuesja Rachel Uretsky-Pratt ajo që ka ndarë dhuratën në Facebook.
Ajo ka shkruar: “Sot ishte dita e fundit para pushimit tonë të dimrit. Do të kemi dy javë pushim për të pushuar me familjet tona dhe të dashurit gjatë pushimeve, pastaj të kthehemi në shkollë në vitin 2019. Sot mora disa çokollata, shënime të ëmbla të punuara me dorë, disa bizhuteri, por këto Marshmallows me Lucky Charm ishin diçka e veçantë për mua”.
Postimi në fjalë është bërë viral dhe ka nxitur komente të shumta.
E njëri prej komentuesve ka shkruar: “Ky fëmijë mund të mos ketë para ose pasuri materiale, por ka një zemër ari, mendim dhe zgjuarsi”. /Telegrafi/