Skandali ka përfshirë një shkollë të mesme në Kolumbi, pasi u zbulua se një mësuese i kërkonte marrëdhënie seksuale nxënësve në këmbim të notave.
40-vjeçarja, e identifikuar si Yokasta M, ngacmonte djemtë në shkollë dhe i kërcënonte se nëse nuk bënin seks me të do i ngelte.
Madje u kishte dërguar edhe fotografi e video në WhatsApp ku shfaqej në skena nudo dhe erotike.
Incidentet që ndodhën mes janarit dhe prillit 2016, u zbuluan pasi një prind gjeti imazhet e mësueset në telefonin e djalit të tij.
Yokasta ishte e martuar, por bashkëshorti i saj menjëherë u divorcua pasi u bë publike ngjarja e turpshme.
Tani mësuesja përballet me një dënim të rëndë. Pas arrestimit të saj, një nga studentët postoi një numër të imazheve eksplicite në internet.
Raportohet se 40-vjeçarja ka ftuar dhjetëra nxënës në banesën e saj dhe i urdhëronte të bënin seks.
Historia e mësueses u bë virale në Amerikën e Jugut, dhe tani në gjithë botën duke shokuar të gjithë njerëzit. /oranews/