Një video që ka qarkulluar në masë të madhe në rrjetet sociale këto ditë, ka shkaktuar zemërim tek opinioni në Afrikën e Jugut, për faktin se në të shihet se si një mësuese godet një nxënëse e cila nuk e kishte larguar telefonin nga tavolina.
Autoritetet përkatëse kanë njoftuar se të gjithë personat e përfshirë në këtë mosmarrëveshje janë suspenduar deri në përfundim të hetimeve, transmeton Telegrafi.
Videoja është filmuar në shkollën “Sans Souri Girls” në Cape Town, ku kulmon kur mësuesja e godet nxënësen e klasës së nëntë e pamjet bëhen virale.
Jessica Shelver, zëdhënëse e drejtorisë për arsim në Cape Town, ka deklaruar se nxënësja dhe mësuesja më nuk janë pjesë e kësaj shkolle.
“Që të dyja janë informuar nga menaxhmenti i shkollës dhe se është iniciuar hetimi nga komisioni disiplinor. Ato janë suspenduar deri në marrjen e vendimit përfundimtar”, ka shtuar ajo.
Lidhur me këtë është deklaruar edhe policia, që ka njoftuar se nxënësja dhe mësuesja kanë ngritur padi ndaj njëra-tjetrës. E gjitha filloi kur mësuesja filloi t’ju bërtet nxënësve për një libër, e situata kulmon kur ajo ia zë në dorë telefonin nxënëses.
Sikur kjo të mos mjaftonte, ajo me shpejtësi ia rrëmben nga dora por këmbëngulësia e nxënëses vetëm sa e tensionoi edhe më shumë situatën. Ajo tentoi t’ia merr nga dora telefonin mësueses, e cila në afekt ndikoi duke e goditur shuplakë me gjithë forcën. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=kC7u7Sn4n20&has_verified=1