Një mësuese italiane e një shkolle të mesme është turpëruar në internet, pasi nxënësit e saj postuan një video të saj duke ekspozuar sytjenat dhe duke bërë striptiz.
Videoja që besohet se është filmuar në një klasë në Instituin Gramsci Keynes në Prato, Toskanë, ka zemëruar tej mase prindërit e nxënësve, të cilët kanë kërkuar nga autoritetet të ndërmarrin masa, transmeton Telegrafi.
Videoja është regjistruar me telefon mobil nga një nxënës, i cili e kishte shpërndarë qindra herë në WhatsApp dhe mediat sociale.
Mediat italiane kanë identifikuar gruan si mësuese të teknologjisë informative, por nuk e kanë zbuluar identitetin e saj. /Telegrafi/