“Kur kanë hyrë në kuzhinë mësuesja e ka pyetur nëse e kupton se ka bërë diçka të keqe kur nuk e ka dëgjuar dhe nuk ka ndaluar të flas. Djaloshi i ka thënë: ‘Ti mbylle gojën’, pas së cilës ajo ia ka vendosur ngjitësin në gojë”, ka thënë nëna e djaloshit për mediat lokale.
Policia suedeze tani për tani e konsideron rastin si sulm, mirëpo duke marrë parasysh se është përfshirë një fëmijë do të mund të konsiderohej si sulm i rëndë. Mësuesja pohon se ka qenë vetëm një shaka. Shkolla megjithatë vlerëson se bëhet fjalë për një incident të rëndë dhe për këtë ka ftuar të gjitha palët e përfshira në një takim formal.