Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka vizituar sot Komunën e Vushtrrisë, ku u prit nga kryetari Bajram Mulaku.
Mustafa e siguroi Mulakun se Qeveria e Kosovës nuk ka ndonjë plan për krijimin e Komunës së Prilluzhës, për të cilën çështje opozita organizoi protestë kundërshtuese.
“Biseduam edhe lidhur me preokupimin e kësaj Komune dhe qytetarëve të saj me hapjen e fjalëve për themelimin e një komune të re, komunës së Prilluzhës. E sigurova kryetarin se ajo nuk do të ndodhë në asnjë moment, sepse askush nuk e ka mendjen që të themelojë një komunë të tillë. Orientimi ynë është që ne të punojmë në zhvillimin ekonomik, të punojmë në themelimin e fabrikave dhe jo të komunave të reja”, është shprehur Mustafa.