Një mësuese në Leeds të Anglisë ka arritur të sigurojë shtretër për afro 1.400 fëmijë në këtë qytet, dhe thotë se ofertat për akomodim akoma janë duke arritur në adresën e saj.
Bex Wilson ka themeluar organizatën humanitare Zarak në vitin 2017, pasi e kuptoi se disa prej nxënësve të saj nuk kanë shtrat për të fjetur, transmeton Telegrafi.
“Çdo shtëpi në Leeds është goditur nga mungesa e shtretërve dhe e dimë këtë, pasi që atje kemi dërguar shumë”, tha ajo.
“Thjesht nuk është në rregull që në vitin 2021 në Britani të kemi fëmijë që nuk kanë shtretër”, shtoi ajo. /Telegrafi/