Telegrafi

Mësuesit vet vendosin nëse do t’i arsyetojnë mungesat shkaku i tërmeteve

Sipas informacioneve, edhe sot në disa klasa nëpër shkollat e komunave të Shkupit në procesin mësimor nuk e ndjekin të gjithë nxënësit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nëse mungesat e tyre do të arsyetohen apo jo, varet nga vendimi individual i arsimtarëve. Ministri e arsimit nuk ka qëndrim zyrtar lidhur me mungesa si pasojë e tërmetit.

Lexo po ashtu Si të veprojmë gjatë tërmeteve?

Edhe pse tentuam disa herë të marrim qëndrim nga Ministria e arsimit lidhur me mungesat, përgjigje nuk morëm.

Sipas burimeve të “Meta” nga njëra prej shkollave në komunën Karposh, nxënësve do t’u kërkohet arsyetim për mungesën e tyre pasi nuk është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Por, megjithatë varet nga kujdestari i klasës.

Qëndrimi zyrtar i Ministrisë së arsimit është se shkollat nuk do të mbyllen ndërsa hapat e mëtutjeshëm varen nga instruksionet e Komitetit Drejtues për menaxhim me kriza. /Telegrafi/