Telegrafi

Mësuesit e Dakotës së Jugut u përpoqën të mblidhnin sa më shumë para, brenda pesë minutave – por ndaj pamjeve pati edhe reagime negative

Mësuesit në Dakotën e Jugut u përballën me njëri-tjetrin në një ngjarje “Luftë për Para”, ku u gjunjëzuan dhe u përpoqën të kapnin sa më shumë kartëmonedha dollarësh brenda pesë minutave.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një numër prej 5,000 dollarësh parash janë dhuruar nga një huadhënës hipotekor lokal.

Dhe pamjet treguan mësuesit duke u zvarritur nëpër një hapësirë me kartëmonedha dollarësh të shpërndara nëpër të, duke i futur paratë në rrobat e tyre dhe duke rrëmbyer sa më shumë që mundeshin.

Dhjetë mësues luftuan për të rrëmbyer sa më shumë nga paratë e çmimit, me paratë që shkojnë në fondet e klasëve të tyre.

Mësuesi i shkollës së mesme të Harrisburgut, Barry Longden, i cili arriti të rrëmbejë 616 dollarë – shuma më e madhe e rrëmbyer – tha për median se ai po planifikonte të përdorte paratë për të ndihmuar në blerjen e pajisjeve për klubin e sporteve elektronike prej 30 anëtarësh të shkollës së tij.

Megjithatë, një gjest i tillë ka marrë edhe komente negative, me disa që e kanë vlerësuar si “degraduese”. /Telegrafi/