Site icon Telegrafi

Mësuesi rrëfen një histori dashurie që do t’iu lë pa fjalë (Video)

Një histori e këndshme e një dashurie, e cila në fillim ishte një mollë e ndaluar, është rrëfyer në një reportazh në RTV21.

Veterani i arsimit, Rexhep Molliqaj nga Deçani tregon historinë e tij të shkollimit dhe të punës si mësues. Derisa edhe vetë ishte nxënës në shkollën e fshatit Llukë ai bëhet mësues i vajzave të fshatit për zhdukjen e analfabetizmit.

Ai pastaj pas mbarimit të Normales ai punësohet si mësues i rregullt.

Molliqaj flet për dashurinë e tij të fshehtë në një periudhë të vështirë ku një temë e tillë ishte pothuajse e ndaluar.

Ai tregon se ish bashkëshorten e tij e ka takuar fshehtas tek mulliri i familjes së saj.

Molliqaj tregon se si i caktonin takimet me vajzën në të cilën u dashurua, por që familja e vajzës nuk e dinte.

Tregon se si e kishte dërguar mësit dajën e vajzës, të cilit i ishte dashur të shkojë tri herë të kërkojë dorën e vajzës. /Telegrafi/

Exit mobile version