Site icon Telegrafi

Mësuesi më i paaftë në botë

“Kurrë nuk do të jetë i mirë në profesionin e tij dhe të mbërrijë standardet e kërkuara. Ai më nuk guxon të punojë në shkollën shtetërore”, thuhet në një deklaratë të drejtorisë së përgjithshme të arsimit të Anglisë, shkruan “Daily Mail”.

Në komunikatë thuhet se mësuesi 46 vjeçar është aq i paaftë sa që ligjëratat e tij vetëm se do t’i dëmtonin nxënësit.

Ahmed punoi në Shkollën Teknologjike në Hungerford prej vitit 2007 deri më 2009, ndërsa ai kishte marrë edhe mbështetjen formale të nxënësve për tu përmirësuar brenda një viti. Nuk ia arriti qëllimit. /Telegrafi/

Exit mobile version