Mësuesi i një shkolle fillore në jugperëndim të Kinës është filmuar me telefon të mençur duke rrahur brutalisht brenda klasës njërin prej nxënësve, duke shkaktuar kështu një lumë reagimesh nga qytetarët.
Mësuesi i dhunshëm besohet se kishte ndëshkuar nxënësin “rebel” në shkollën Cichong në Liupanshui, pasi raportohet se nuk ishte sjellë mirë, transmeton Telegrafi.
Peng Lianghua, është mësuesi që është suspenduar nga menxhmenti menjëherë pas publikimit të videos. Ndërkaq Ministria e Arsimit, gjithashtu ka njoftuar se është duke hetuar incidentin.
Si pasojë e goditjeve të pandërprera me grushta, shqelma dhe shkop të drurit, vogëlushi ka përfunduar në spital, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Ministria e Arsimit. /Telegrafi/