Site icon Telegrafi

Mësuesi irakian heq dorë nga lufta – kallashnikovin e shndërron në një instrument muzikor

Një mësues irakian i muzikës ka hequr dorë nga lufta dhe dhuna duke e kthyer makinën më të famshme të luftës në zonat e konfliktit në një instrument muzikor.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, mësuesi i shkollës së mesme Majid Kazim, i cili jeton në kryeqytetin Bagdad, tha se po bën thirrje për paqe përmes këtij akti.

“Unë do të doja të thërrisja për paqe dhe të theksoja rëndësinë e saj në vendin tim, i cili ka vuajtur nga plagët e luftës gjatë viteve të kaluara”, ka thënë ai.

Kazim vuri në dukje se ai ka qenë i interesuar në muzikë që kur ishte i ri, dhe i inkurajon studentët ta praktikojnë atë, pasi është një mënyrë efektive për të arritur paqen.

Ai shpjegoi se ngjarjet e përgjakshme në vendin e tij e trishtuan dhe e frymëzuan që të gjente përdorime të reja për armën.

Ndryshe, Iraku i pasur me naftë ka vuajtur si rezultat i luftërave të shumta gjatë dekadave të fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version