Site icon Telegrafi

Mësuesi e trembi ariun që iu afrua shkollës duke luajtur instrumentin

Një mësues muzike në British Columbia, Kanada, i cili pa një ari që qëndronte jashtë shkollës ku ai punon, arriti ta largonte kafshën duke luajtur instrumentin trombon.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Tristan Clausen, një mësues muzike në Akademinë St. John në Shawnigan Lake, tha se ai ishte i alarmuar për praninë e një ariu që qëndronte mbi një strukturë druri që strehon koshat e plehrave jashtë shkollës.

Clausen tha se një mësues tjetër u përpoq ta trembte ariun duke goditur një derë.

“Mendova: ‘Epo, mund të bëjë më mirë se kaq’, dhe mora trombonin dhe dola jashtë”, tha ai.

Një video e regjistruar nga një student tregon se ariu befasohet nga tingulli që bën Clausen dhe largohet me nxitim nga zona. /Telegrafi/

Exit mobile version