Dje në stacionin policorë në Kavadar është paraqitur sulm seksual mbi një nxënëse 13 vjeçare nga ana e mësuesit. Këtë informacion sot për AIM e vërtetuan nga SPB Veles, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas atyre që kanë paraqitur rastin, mësuesi disa herë në tre muajt e fundit ka tentuar të kryejë marrëdhënie me nxënësen.
“Rasti është dokumentuar në stacionin policor në Kavadar dhe është dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike në Kavadar”, njoftojnë nga SPB Veles./Telegrafi/