Telegrafi

Messit nuk i bëjnë përshtypje mega-transferët e Realit

“Unë jam lojtar i Barcelonë dhe më intereson vetëm skuadra ime. Ne ofruam spektakël sezonin e kaluar dhe shpresoj që edhe këtë sezon do ta bëjmë të njëjtën gjë, ose së paku do ta përsëritim një pjesë të asaj që arritëm sezonin e kaluar”.

“E them pa asnjë dyshim se Barcelona është skuadra më e mirë në botë. Ne kemi lojtarë të shkëlqyer dhe për këtë arsye nuk i frikësohemi askujt”.

“Cristiano dhe Kaka janë lojtarë fantastikë, të cilët do ta përforcojnë shumë Madridin. ‘El Clasico’ do të jetë i jashtëzakonshëm kur të vijë koha të luhet- por Barcelona do të fitojë sërish”, ka thënë argjentinasi për “Sport”.