Site icon Telegrafi

Messit dhe Donnarummas iu bë pritje fantastike në ‘Parc de Princes’ për çmimet e fituara nga ‘France Football’

Lionel Messi ka fituar ‘Topin e Artë’ për vitin 2021, duke fituar garën para Robert Lewandowskit.

Për argjentinasin kjo është hera e shtatë që ka fituar ‘Topin e Artë’, derisa e para si futbollist i PSG-së.

Përveç Messit një tjetër futbollist i PSG-së mori një çmim prestigjioz, pasi portieri italian Gianluiggi Donnarumma fitoi ‘Dorëza e Artë’.

Të dyve iu bë një pritje fantastike në ‘Parc de Princes’ para ndeshjes që PSG e zhvilloi ndaj Nices.

Fillimisht doli në fushën e ‘Parc de Princes’, italiani Donnarumma i cili u prit shumë ngrohtë nga tifozët parisienë.

Por me daljen e Messit në fushë shpërtheu i gjithë stadiumi, duke i dhuruar një pritje fantastike argjentinasit.

Të dy u shprehen të lumtur me çmimet e fituara, derisa falënderuar klubin dhe tifozët për mbështetjen e madhe. /Telegrafi/

Exit mobile version