Lionel Messi bëri paraqitjen e tij të 1000-të në karrierë në ndeshjen kundër Australisë.
Në këtë ndeshje ai shënoi edhe një gol për 1-0, ndërsa Argjentina fitoi 2-1 dhe kaloi në çerekfinale.
Kapiteni i kombëtares së Argjentinës nga shumëkush konsiderohet si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, por duke fituar titullin kampion bote do ta çimentonte këtë epitet.
Lionel Messi plays his 1,000th game today.
What a career. pic.twitter.com/FEMPjGiK0q
— B/R Football (@brfootball) December 3, 2022
Messi filloi të luante futboll në Rosario të Argjentinës, por si fëmijë mbërriti në Barcelonë, me të cilën fitoi katër Liga të Kampionëve.
Ai gjithashtu fitoi shtatë Topa të Artë, që është një rekord në historinë e futbollit.
10—Gabriel Batistuta
9—Lionel Messi
8—Diego MaradonaMessi becomes Argentina's second-highest scorer at the World Cup ⚽ pic.twitter.com/3ZPzVg6Wa2
— B/R Football (@brfootball) December 3, 2022
Në ndeshjen kundër Australisë, Messi vrapoi për të 100-tën herë si kapiten i Argjentinës, për të cilin ka 169 paraqitje dhe 94 gola.
Messi për 1000 ndeshje ka shënuar 788 gola, ka dhuruar 348 asistime dhe ka fituar 41 trofe. /Telegrafi/