Telegrafi

Messi: Vilanova më ndryshe se Guardiola

Vilanova ishte ndihmës i Guardiolës te skuadra katalanase dhe ndërtoi karrierë mbi suksesin e këtij të fundit, para se në fund të sezonit të kaluar ta marrë postin e menaxherin dhe ta drejtojë skuadrën me shumë sukses.

“Mënyra se si ne punojmë dhe përgatitemi për ndeshjet është pak a shumë e njëjta. Ajo çfarë ndryshon është se Guardiola dhe Tito kanë personalitete të ndryshme, mënyra të ndryshme për t’u përballur me skuadrën…”.

“Ata kanë idetë dhe stilin e tyre… Por kur vjen puna te loja dhe menaxhimi, gjërat janë pak a shumë të njëjta siç kanë qenë në katër vitet e fundit”, ka thënë Messi. /Telegrafi/