Site icon Telegrafi

Messi uron Ronaldon pas çmimit të fituar

Cristiano Ronaldo ka marrë çmimin si ‘Lojtari i vitit’ nga UEFA.

Portugezi mposhti në konkurrencë rivalin e tij Lionel Messi dhe portierin italian, Gianluiggi Buffon.

Pas sukseseve me klubin, Ronaldo u shpërblye nga UEFA ku kishte një stinor fantastik me shumë trofe dhe shumë gola të shënuar.

Numri shtatë i Real Madrid ka marrë shumë urime pas këtij çmimi, ndërsa atë e ka uruar edhe rivali Lionel Messi.

Messi ka deklaruar se Ronaldo e ka merituar këtë çmim pasi kishte një sezon të mrekullueshëm.

“E kam përgëzuar Ronaldon pasi e ka merituar çmimin e dhënë nga UEFA”.

“Ka fituar Ligën e Kampionëve dhe ka shënuar shumë gola. Ronaldo e meritoi këtë çmim”, deklaroi Lionel Messi. /Telegrafi/

Exit mobile version