Site icon Telegrafi

Messi u tregua i mëshirshëm me bashkëlojtarët e Argjentinës, derisa tentoi të inskenonte lëndimin e tij

Lionel Messi për pak sa nuk tronditi të gjithë botën e futbollit me një lëndim, derisa ai po shtirej kinse është lënduar para bashkëlojtarëve.

Në ndeshjen e fundit të Paris Saint Germain para Kupës së Botës, kishte shqetësime për gjendjen fizike të shtatë herë fituesit të Topit të Artë, pasi shumë tifozë kishin frikë se legjenda e Argjentinës mund të merrte një lëndim të papritur një javë përpara turneut në Katar.

Megjithatë, për kënaqësinë e shumë njerëzve në mbarë botën, lojtarë si Messi, së bashku me yllin brazilian Neymar u larguan prej fushës nga trajneri i PSG -së, Christophe Galtier pas 75 minutash.

Të hënën pasdite, Messi ishte pjesë e seancës stërvitore publike të Argjentinës pasi u bashkua me bashkëlojtarët e tij.

Stërvitja është filmuar dhe ka kapur Messin duke i kapur muskulin e pasim të këmbës, megjithatë, ishte vetëm një shaka pasi ai inskenoi një lëndim për të qeshur me shokun e skuadrës Rodrigo De Paul.

Argjentina është aktualisht në Abu Dhabi teksa po përgatiten për një miqësore para-turneut kundër Emirateve të Bashkuara Arabe të mërkurën në stadiumin “Mohammed Bin Zayed”. /Telegrafi/

Exit mobile version