Lionel Messi u bë kampion i Francës me PSG-në pasi shënoi në barazim me Strasburgun.
Ndeshja përfundoi 1-1 dhe PSG siguroi një avantazh të paarritshëm ndaj Lens përpara raundit të fundit. Messi bëri dy arritje të jashtëzakonshme këtë mbrëmje.
Me 496 gola, ai u bë golashënuesi më i mirë në historinë e pesë ligave më të forta në botë.
🚨 Lionel Messi Surpasses Ronaldo
🐐 Lionel Messi now holds the record for the the most goals in the history of Europe's Top 5 Leagues;
🥇 Messi — 496 goals
🥈 Ronaldo — 495 goals pic.twitter.com/81Y8smMr3E— SportPremi (@SportPremi) May 28, 2023
Ai gjithashtu fitoi trofeun e tij të 43-të në karrierën e tij, duke e barazuar me Dani Alves si futbollistin më të trofeshëm në histori.
Megjithatë, Messi ka avantazhin sepse fitoi Kupën e Botës, ndërsa Alves jo.
Kontrata e Messit me PSG-në skadon këtë verë dhe ky me shumë gjasa do të jetë trofeu i tij i fundit me klubin francez pasi ai synon të largohet, shkruan Fabrizio Romano.
Leo Messi becomes the most decorated player in history with 43 trophies — alongside Dani Alves. ✨🇦🇷 #Messi
Historical night for Leo while he wins the Ligue1 title with PSG🏆
⚽️ Players with the most trophies:
🇦🇷 Lionel Messi — 43
🇧🇷 Dani Alves — 43
🇧🇷 Maxwell — 37LEGENDS🐐 pic.twitter.com/TloCf92tjQ
— R.T.N⚽🔥 (@_princeoffixial) May 28, 2023
Të gjitha këto rekorde vazhdojnë të çimentojnë statusin e Leo Messit si futbollisti më i mirë ndonjëherë. /Telegrafi/