Site icon Telegrafi

Messi tregon se si i pa pikat e dobëta të Kroacisë për t’i eliminuar nga Botërori

Lionel Messi thotë se ai e dinte se Argjentina mund të mposhte Kroacinë në duelin e tyre në gjysmëfinalen e Kampionatin Botëror.

Amerikanët e Jugut kaluan në finalen e tyre të gjashtë me një fitore dominuese 3-0, e cila përfshinte një penallti nga Messi dhe një dygolësh nga sulmuesi i Manchester City, Julian Alvarez.

Messi, i cili u shpall lojtari i ndeshjes, tha: “Kjo është një skuadër shumë e mençur. Ne e dimë se çfarë të bëjmë në çdo sekondë të lojës. E dinim që kroatët do të kishin posedimin e topit, por e dinim se kjo mund të ishte forca jonë”.

“Ndonjëherë ata janë të çrregullt kur humbasin topin dhe kanë lënë shumë hapësira”.

Për atë që do të thotë fitorja, ai shtoi: “Për të parë këta njerëz të lumtur, ne po tentojmë të japim gjithçka nga vetja”.

“Dhe ne jemi aty ku donim të ishim. Filluam të humbnim, por i kërkuam njerëzve të qëndronin të sigurt me ne, sepse e dinim”.

“Ky grup është i çmendur, ne e bëmë atë. Më bën të mendoj për familjen time. Është më e mira për mua. Kishim kohë të vështira, por patëm mundësinë të përjetonim diçka spektakolare sonte”, ka vazhduar më tej shtatë herë fituesi i Topit të Artë. /Telegrafi/

Exit mobile version