Një javë nga Lionel Messi fitoi në Copa America me Argjentinën, ndërsa nr. 10 pas asaj ndeshje ka thyer edhe një rekord.
Këtë herë, sidoqoftë, arritja e tij nuk ka ardhur nga fusha e futbollit, fushë ai është mësuar të thyejë rekorde.
Postimi i tij i Messit në Instagram me trofeun e Copa America është bërë fotografia më e pëlqyer e kësaj platforme, duke tejkaluar foton homazh të Cristiano Ronaldos për Diego Maradonan kur ai kishte vdekur me 25 nëntor 2020.
Fotoja e Messit tashmë ka shkuar mbi 19,900,000 pëlqime, një rekord në Instagram për një postim sportiv.
Ai postim gjithashtu është postimi i gjashtë më i pëlqyer në historinë e rrjetit social, pas postimeve nga Billie Eilish, XXXTentacion, Ariana Grande dhe fotografia që mban rekordin botërore e një veze që ishte publikuar më 4 janar 2019. /Telegrafi/