Telegrafi

Messi të zgjatë kontratën javën e ardhshme

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, dëshiron t’ia zgjatë superyllit argjentinas kontratën deri në vitin 2018, teksa është shprehur i sigurt për qëndrimin e Lionel Messit.

“Klubi asnjëherë nuk ka pranuar ndonjë ofertë për Messin. Jam i sigurt se edhe po të vinte ndonjë, ai nuk do t’i merrte parasysh”, ka thënë Rosell./Telegrafi/