Telegrafi

“Messi të udhëheqë misionin ndaj Bayernit”

“Ishte befasues rezultati i ndeshjes së parë. Messi nuk ishte në formë. Të luash ndaj Bayernit, në Gjermani, ju duhet që gjithë ekipin ta keni të gatshëm dhe në formë të lartë. Është e vështirë. Por, ju nuk mund të shkoni atje e të luani me dhjetë lojtarë, ndërsa Barcelona e bëri këtë”.

“Ata rrezikuan me Messin dhe nuk funksionoi, ndikoi te lojtarët tjerë. Është e arsyeshme të mendojmë se Barcelona mund të rikthejë rezultatin. Messi shënoi shumë gola. Ai ka shënuar nga tri-katër gola në shumë ndeshje i vetmuar dhe kështu është e parasyeshme të themi që nëse Messi është në formën e tij më të mirë Barcelona të mos kualifikohet”, është shprehur Archibald. /Telegrafi/