Telegrafi

Messi: Tash më mungon Kupa e Botës

Messi ka fituar gjithçka këtë vit me Barcelonën, gjashtë trofe si dhe çmimet Lojtari më i Mirë i Vitit nga FIFA dhe Topin e Artë.

“Tash e gjitha çfarë më duhet është Kupa e botës. Shpresoj t’i përmirësoj paraqitjet e mia me Argjentinën, po punoj shumë në këtë drejtim. Dua më shumë se çdokush të jem më i miri”, ka thënë sulmuesi./Telegrafi/