Telegrafi

Messi ta vazhdojë kontratën deri në 2020-tën?

AS shkruan se detajet e marrëveshjes së re mund të përfshijnë një kontratë që do të zgjatë deri vitin 2020, dhe që do t’ia shtojnë pagën, e cila aktualisht ka vlerën e 9 milionë eurove.

Nëse arrihet marrëveshja, kjo do të ishte përmirësimi i gjashtë i marrëveshjes së argjentinasit me skuadrën katalanase.

Messi së fundi theu rekordin e Gerd Muller, duke shënuar (deri tash) 86 gola gjatë një viti kalendarik, një më shumë se ish-sulmuesi gjerman. /Telegrafi/