Situata e Lionel Messit te Paris Saint-Germain përfshin një statistikë marramendëse.
Legjenda e Barcelonës ka përqindjen e dytë më të keqe të konvertimit të gjuajtjeve në pesë ligat më të mira të Evropës – një gol nga 44 përpjekje.
Vetëm mbrojtësi i krahut të Manchester City, Joao Cancelo është një lojtar më pak i frytshëm në këtë aspekt se shtatë herë fituesi i Topit të Artë, duke shënuar një nga 46 përpjekje të tij në Ligën Premier.
Sulmuesit e klasit botëror shpresojnë të konvertojnë pothuajse një në katër përpjekje.
Dhe sigurisht, aftësitë e Messit në driblimin dhe pasimet nënkuptojnë se ai duhet ta ketë më të lehtë të shënojë në më pak tentime.
Por forma e 34-vjeçarit – dhe ndoshta disponimi i tij – kanë rënë ndjeshëm që nga largimi i tij gjatë verës nga Nou Camp.
Thuhet se ai është i pakënaqur me stilin e lojës së liderëve të Ligue 1 nën drejtimin e Maurcio Pochettino. /Telegrafi/