Site icon Telegrafi

Messi shkel Valencian

Gjysma e parë e ndeshjes përfundoi pa gola, edhe pse të dyja skuadrat shfaqën një lojë të hapur duke krijuar raste, mirëpo iu mungoi efektiviteti.

Rastet më të mira në 45 minutat e para i patën mysafirët, mirëpo edhe vendasit patën momentet e tyre kur ishin mjaft të rrezikshëm.

Blaugranët e filluan ndryshe fraksionin e dytë të lojës, duke krijuar vazhdimisht presion te porta kundërshtare.

Goli i avantazhit erdhi në minutën e 56-të, kur pas një solo-depërtimi, lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi, mposhti portierin Cesar.

Në vazhdën e pjesës së dytë, katalunasit ishin skuadër dominuese, ndërsa një rast shumë të mirë për të barazuar rezultatin e pati Nikola Zigic (68’), i cili dështoi të shënonte përballë portierit Valdes.

Njëzet minutat e fundit të ndeshjes ishin edhe më të vështira për Los Che, pasi që Hedëiges Maduro u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.

Në minutën e 81-të doli sërish në skenë golashënuesi më i mirë në La Liga këtë edicion, Leo Messi, i cili dyfishoi epërsinë e vendasve.

Një minutë më pas, ‘SuperMessi’ kompletoi het-trikun e tij, pas një pasimi të Thierry Henry.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona rimerr kreun e La Ligas me tre pikë më shumë se Real Madridi që të dielën mbrëma zhvillon ndeshjen e javës së 26-të kundër Valladolidit. /Telegrafi/

Exit mobile version