Telegrafi

Messi shënon supergol nga distanca ndaj Toulouse

Lionel Messi ka shënuar një supergol në ndeshjen e sotme (e shtunë) që Paris Saint-Germain po e zhvillon ndaj Toulouse në kuadër të javës së 22-të në Ligue 1.

Parisienët e mbyllen pjesën e parë me barazim 1-1 ndaj Toulouse, në një ndeshje shumë të luftuar.

Megjithatë, vendasit gjeten shpejt golin në pjesën e dytë me anë të yllit argjentinas, Lionel Messi.

Messi arriti të shënoj një supergol nga distanca për epërsinë 2-1.

Goli i sulmuesit argjentinas erdhi minutën e 58-të të takimit pas asistimit të Achraf Hakimit.

Ky ishte goli i 10-të i Lionel Messi deri tani në Ligue 1, ndërsa ka edhe 10 asistime. /Telegrafi/