Telegrafi

Messi shënon gol të bukur pas një aksioni brilant të ndërtuar me Mbappen

Lionel Messi ka shënuar një gol të bukur në ndeshjen e sotme (e shtunë) të Paris Saint-Germain ndaj Lens në kuadër të javës së 31-të në Ligue 1.

Paris Saint-Germain e ka mbyllur me epërsi të lartë 3-0 pjesën e parë ndaj Lens në “Parc des Princes”.

Megjithatë, goli që vodhi gjithë vëmendjen ishte i treti i parisienëve i shënuar nga ylli argjentinas, Messi.

Messi shënoi një gol të bukur në minutën e 40-të për epërsinë 3-0.

https://twitter.com/_07072006/status/1647325344524013569

Ky gol i Messit erdhi pas një aksioni të bukur të ndërtuar me Kylian Mbappe, i cili asistoi me thembër.

Goli i parë u shënua nga Mbappe (31’) për 1-0, ndërsa Vitinha (37’) për 2-0. /Telegrafi/